Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Nuk ka vend për panik te Inter, Bayern Munich ka gati zëvendësuesin e Pavard

Pavard mbrojtësi i katërt më i shtrenjtë
Pavard mbrojtësi i katërt më i shtrenjtë

Benjamin Pavard do të jetë një lojtar i Inter dhe konfirmimet vijnë nga vetë klubi i Bayern Munich. Sipas mediave italiane, bavarezët kanë kontaktuar zikaltërit për t’i garantuar se janë pranë nënshkrimit të një mbrojtësi dhe në këtë formë, francezi shumë shpejt mund të zbarkojë në Milano.

Dita e shumëpritur pritet të jetë e hëna, me gjermanët që janë në mbyllje të negociatave për Trevoh Chalobah. Kujtojmë se Inter dhe Bayern kishin arritur prej ditësh marrëveshjen për Pavard (30 milionë plus bonuse), mirëpo lojtari ishte “peng” i stafit teknik të rekordmenëvë gjermanë pasi trajneri Thomas Tuchel kërkonte me çdo kusht zëvendësuesin e tij.

Lexo edhe:

Ishte pikërisht Tuchel ai që “trembi” Interin kur në konferencë për shtyp theksoi se Pavard u kujtua vonë për të ndryshuar skuadër. Megjithatë, nga ana tjetër është vetë Tuchel që letëson kalimin e Pavard në Milanon zikaltër pasi këmbënguli gjatë për të tranferuar Chalobah me të cilin ka punuar te Chelsea.

Në këtë formë, te Inter nuk ka vend për panik dhe trajneri Simone Inzaghi do të pasurojë organikën me një mbrojtës me mjaft eksperiencë që mund të mbulojë më shumë se një pozicion në prapavijë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...