Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Nuk ka vend për panik”, te Mercedes janë të bindur: Përmirësohemi gjatë sezonit

Gara e parë e sezonit në Bahrein, nuk la një shije të mirë për Mercedesin. Lewis Hamilton dhe George Russell nuk shkuan më shumë se vendi i pestë dhe i shtatë ndërsa ishin dukshëm më të ngadaltë se Red Bull, Ferrari por edhe Aston Martin. Megjithatë, nga skuderia gjermane nuk ka vend për panik teksa me anë të një komunikate, Mercedes thekson se makina e tyre do të përmirësohet gjatë sezonit.

“Ne qëndrojnë të bashkuar në të mirë dhe në të keq. Gara e Bahreinit ishte e dhimbshme për të gjithë, jemi në këtë sezon me synimin për të tentuar titullin. Ishte pak zhgënjyese sepse punuam shumë për makinën dhe ajo nuk ishte brenda pritshmërive tona. Nuk është situata në të cilën do të donim të ishim, por duhet të përballemi me të.

Lexo edhe:

Megjithatë, nuk ka vend për panik. Do të diskutojmë brenda skuadrës, jemi duke punuar që të ndryshojmë. Do të përmirësohemi në vijim duke filluar nga gara e radhës”, mbyllej deklarata e Mercedes.

Kujtojmë se gara e radhës është në Arabinë Saudite duke nisur me provat e lira të premten, provat zyrtare të shtunën dhe garën të dielën.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...