Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nuk kaloi testet mjekësore, dështon transferimi i sulmuesit dardan në Belgjikë

Dështon transferimi i Vedat Muriqit në Belgjikë. Sulmuesi dardan u është nënshtruar testeve mjekësore me Club Brugge dhe rezultatet e para të testeve fizike kanë lënë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit e klubit belg e kanë pezulluar përkohësisht zyrtarizimin e kosovarit. Rikthimi në formë i 28-vjeçarit, sipas testeve mjekësore, pritej pas 2 muajsh, gjë që ka çuar në dështimin e transferimit të tij.

Vedat Muriqi pritej të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e Club Brugge, pasi në arkat e Lazios do të shkonin rreth 11 milion euro.

Sulmuesi u transferua në vitin 2020 në Itali, pas një sezoni të mrekullueshëm të zhvilluar në Turqi me Fenerbahcen, por me Lazion Muriqi nuk tregoi asgjë.

Në janar të vitit 2022, kosovari kaloi në formën e huazimit në Spanjë, ku ndihmoi Mallorcan të qëndronte në La Liga. Muriqi shfaqi një formë të mire, duke zhvilluar 16 ndeshje në kampionatin spanjoll dhe gjithashtu dha ndihmën e tij me pesë gola.

Sipas raportimeve, Muriqi pritet të rikthehet në Itali pas dështimit të transferimit të tij te Club Brugge. Sulmuesi do të jetë në pritje të ofertave të reja në drejtim të tij dhe një opsion mund të jetë përsëri largimi në formën e huazimit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...