Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk kam nevojë për këshillat e Contes”, Stellini para debutimit: Unë i njoh lojtarët!

Tottenham do të vijojë luftën për vendin e katërt në Premier League pa trajnerin Antonio Conten. Tekniku italian dhe drejtuesit e Spursave mbyllën me marrëveshje bashkëpunimin teksa skuadra tashmë ka kaluar nën drejtimin e Cristian Stellinit, zëvendësit të Contes. Para ndeshjes së parë në krye të Tottenham (luan në transfertë ndaj Everton), Stellini theksoi se ai do të vendosë në praktikë disa nga taktikat e Contes, por shtoi se nuk do të jetë nevoja që të marrë këshilla nga italiani.

“Dua të sqaroj se vendimi për të ndarë rrugët me Conten erdhi për të mirën e skuadrës dhe ishte me dakordësinë e të gjithë palëve. Raporti im me Conten mbetet i paprekur dhe asgjë nuk ndryshon, dua ta falenderoj sepse duke punuar me të kam mësuar shumë.

Lexo edhe:

Jam përmirësuar dhe motivuar nga Conte. Ai është një person shumë i rëndësishëm për mua, kam bërë më të mirën për të si ndihmës dhe tani dua të bëj më të mirën vetë deri në fundin e sezonit. Jam këtu sepse i njoh lojtarët, në të kaluarën kemi qëndruar të bashkuar dhe duhet ta bëjmë sërish. Nuk do t’i kërkoj këshilla Contes ashtu siç bëja kur isha në rolin e ndihmësit. Por, do ta përdor atë që kam mësuar nga Conte në të gjithë këto vite që kemi punuar së bashku. Dhe, për këtë duhet ta falenderoj”, u shpreh Stellini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...