Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nuk kanë fund futbollistët me probleme në zemër, listës i shtohet Aubameyang me 2 të tjerë

Po bëhet gjithnjë e më shqetësues numri i lartë i futbollistëve të cilët po shfaqin probleme me zemrën. Mjafton të përmendim rastet e Eriksen, Aguero, Alphonso Davies të Bayern apo edhe shumë lojtarëve të tjerë që nuk janë në qendër të vëmendjes, siç ishte rasti i Ousmane Coulibaly në Katar i cili shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë të James Rodriguez.

Sakaq, i fundit që iu shtua listës së futbollistëve me probleme kardiake është një tjetër emër i njohur. Fjala është për Pierre-Emerick Aubameyang, i cili është ndaluar të zbresë në fushë me kombëtaren e Gabonit në ndeshjen kundër Ganës në Kupën e Afrikës.

Stafi mjekësor i gabonezëve ka pikasur problemin teksa sulmuesi i Arsenal sapo është shëruar nga COVID-19 dhe ka paqartësi nëse ky problem është një pasojë e virusit.

Por, te Gaboni nuk është vetëm Aubameyang pasi edhe Lemina e Axel Meye shfaqën të njëjtën diagnozë dhe po ashtu sapo ishin rikuperuar nga COVID.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...