Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk kanë fund hallet për Milanin, edhe Gattuso në telashe!

Genaro Gattuso në telashe. Trajneri i Milanit sëbashku me 42 persona të tjerë është përfshirë në një hetim nga Prokuroria e Ivreas në Torino, për pastrim parash.

“Transferim vlerash në shkelje të ligjit” është akuza për të cilët hetohet Gatuzo, i cili ishte ortak me 35% të aksioneve në një shoqëri që në fakt i përkiste Motës, Tre Olmi Srl në Gallarate, shoqëri e specializuar në prodhimin e sallameve dhe produkteve të ngjashme.

Gatuzo rezulton i përfshirë në periudhën nëntor 2011 deri në dhjetor 2013, ndërsa kompania ku ishte ortak falimentoi në 2014, pa i dorëzuar kurrë bilancet në shtet.

Janë 43 personat nën hetim, ndërsa është arrestuar personazhi kryesor i historisë, Mota. Sa për Gatuzon, tashmë duhet parë si do shkojnë hetimet, sepse nëse shpallet fajtor, me shumë gjasa do të lërë drejtimin e Milanit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...