Angli

Nuk kanë fund kritikat për Arnold, ish-futbollisti i Chelseat: Niveli i tij është për Championship!

Trent Alexander-Arnold konsiderohet gjerësisht si një nga anësorët e djathtë më të mirë në qarkullim teksa te Liverpool shpeshherë e kanë zgjidhur ndeshjen falë asisteve të 23-vjeçarit. Megjithatë, Arnold vuan në aspektin difensiv dhe ndodh që kundërshtarët të përfitojnë e ta godasin skuadrën e Jurgen Klopp pikërisht në krahun ku aktivizohet anglezi.

Ndaj, mbrojtësi përveç elozheve, përfundon edhe në qendër të kritikave ndërsa së fundmi, ish-lojtari i Chelseat, Frank Leboeuf thekson se Arnold në repartin defensiv ka një nivel të denjë vetëm për Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez.

“Shikojeni pak Alexander-Arnold, dua të them unë e dua shumë atë për kualitetet ofensive. Por, nëse flasim për aspektin difensiv, atëherë ai ka një nivel për Championship. Mua më duket sikur ai mund të luaj vetëm në skemat e Klopp, pasi do të vuante shumë në skuadrat e tjera. Nëse do të punoja me Arnold, atëherë do t’i sugjeroja që në ndonjë rast “t’i hedhë sytë” edhe për atë që ndodh pas shpinës së tij”, thekson Leboeuf.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency