Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, Koeman rrezikon skualifikimin!

Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. 2 humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar së tepërmi situatën në shtëpinë “blaugrana”. Ndërkohë në javët e ardhshme, skuadra katalanase mund të bëjë edhe pa trajnerin Ronald Koeman.

Holandezi rrezikon të qëndrojë jashtë për 4 ndeshje dhe të gjobitet për shkak të disa deklaratave të tij. Koeman shpërtheu kundër arbitrimit në “El Clasico” dhe tha se VAR-i është i pashpjegueshëm sepse ndërhyn vetëm në raste kundër Barcelonës dhe kurrë për rastet kur katalanasit mund të përfitojnë. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i komisionit të Disiplinës në Spanjë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...