Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk kanë fund telashet për Dinhon, i sekusestrohen dy pasuri

Ronaldinho, ish-“ylli” i Barcelonës dhe Milanit, si dhe i kombëtares braziliane, po përjeton një fund negativ të vitit 2023.

Në fakt, sipas asaj që u raportua në shtypin e Amerikës së Jugut, agjencia e të ardhurave e shtetit Rio Grande do Sul, urdhëroi sekuestrimin e dy prej pronave të tij të paluajtshme në Brazil, vendndodhja e të cilave nuk u bë e ditur.

Në bazë të këtij vendimi të autoriteteve, Dinho nuk ka shlyer borxhet përmes llogarive të tij bankare, të cilat rezultuan të zbrazëta.

Megjithatë, ky është vetëm i fundit nga problemet personale të përjetuara pas tërheqjes së ish-numrit 10 të Barçës.

Lexoni edhe:

Në tetor 2018, pasaporta e tij u konfiskua nga autoritetet braziliane në përpjekje për të rikuperuar paratë e kërkuara për shkak të gjobës për ndërtimin e paligjshëm të një strukture, ndërsa muajin pasardhës iu sekuestruan makina luksoze dhe vepra arti për të shlyer borxhet.

Më mars 2020 ai kaloi një muaj së bashku me vëllanë e tij, Roberto de Assis, në një burg në Paraguaj, pasi kishte hyrë në vend me një pasaportë false.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...