Premier League

Nuk kanë të sosur telashet për Klopp, dëmtohet edhe zëvendësuesi i Van Dijk

Nuk kanë të sosur telashet për Liverpoolin e Jurgen Klopp këtë sezon, pasi mbrëmjen e sotme ndaj danezëve të Midtjylland humbën një tjetër futbollist për shkak dëmtimi.

Bëhet fjalë për brazilianin Fabinho, i cili ishte njeriu i përzgjedhur nga trajneri gjerman për të zëvendësuar Virgil Van Dijk në qendër të mbrojtjes, por sot pësoi një dëmtim muskulor dhe la fushën e lojës në minutën e 34-t.

Mesfushori brazilian ndjeu shqetësime dhe u shtri duke kërkuar menjëherë ndihmën e mjekëve, ndërsa pak më vonë u vendos për zëvendësimin e tij, pasi ishte e pamundur që të vijonte lojën.

Shkalla e dëmtimit të Fabinhos do të mësohet vetëm nesër, por tashmë Jurgen Klopp do të duhet të “kryqëzojë gishtat” që të mos e humbë për shumë kohë, pasi do të ishte një telash më tepër për të.

Aktualisht te Liverpool janë të dëmtuar të dy qendërmbrojtësit titullarë, Virgil Van Dijk dhe Joel Matip, dhe në dispozicion të Klopp kishte mbetur vetëm Joe Gomez, ndaj trajneri gjerman adoptoi brazilianin Fabinho në atë pozicion për të plotësuar dyshen e qendrës.

Megjithatë me dëmtimin e Fabinhos, Klopp u detyrua t’i besojë 19-vjeçarit Rhys Williams, i cili së fundi ka qenë pjesë e Liverpoolit U23, por do t’i duhet të marrë shumë më tepër përgjegjësi deri në rikuperimin e mbrojtësve të tjerë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency