Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Nuk kemi para, por dashuri dhe respekt pafund”, ofertë “sentimentale” për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është i fokusuar te Botërori i Katarit. Sulmuesi portugez ka ambicie të mëdha dhe dëshiron të fitojë Kupën e Botës me Kombëtaren luzitane. E ardhmja e tij pritet të jetë larg Manchester United, me 37-vjeçarin që po pret merkaton e dimrit për t’u transferuar diku tjetër.

Deri tani nuk ka oferta zyrtare, por ka ardhur një propozim i veçantë nga Australia. CEO i A-League, Danny Townsend fton golashënuesin më të mirë në histori të ndërrojë kontinent. “Ronaldo deklaroi se nuk po merr dashuri dhe respekt nga Manchester United.

Ndërkohë është e sigurt se ne do i jepnim atij shumë dashuri dhe respekt këtu në Australi. Mund të mos jemi në gjendje për të konkurruar me të tjerët në aspektin financiar, por mund ta bëjmë në mënyra të tjera.

Sigurisht që është e vështirë arritja e një akordi me të, por ne kemi gati një propozim bindës”, deklaroi zyrtari australian për SportsFM, duke ftuar CR7 të marrë parasysh idenë e mbylljes së karrierës në Australi.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....