Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk kemi patur si ai”, Ancelotti i “fiksuar” me afrimin e verës

Reali i Carlo Ancelottit është mësuar me përmbysje rezultatesh. “Vesi” u përsërit edhe ndaj Real Sociedad, ndeshje të cilën “Los Blancos” e fituan 2-1.

Falë dy golave të Federico Valverdes dhe sulmuesit Joselu në pjesën e dytë të sfidës. Me Realin që vijon të kryesojë La Ligan me 15 pikë të plota.

Lexoni edhe:

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili humbi disa raste në fraksionin e parë të takimit, realizoi golin e fitores për Realin e Madridit.

Joselu shfrytëzoi një krosim të Fran Garcias nga e majta, dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët e Carlo Ancelottin në festë.

Trajneri italian, është një fans i madh i Joselut, karakteristikat e të cilit i cilëson të veçanta dhe shumë të domosdoshme për stilin e lojës së skuadrës së tij.

 

Më pëlqen shumë Joselu, ai është një garanci. Është shumë i rëndësishëm për Realin, është i vetmi sulmues që kemi me cilësi të tilla.

Na ka munguar një si Joselu në sezonet e kaluara”, theksoi Ancelotti pas suksesit ndaj skuadrës së baske në “Bernabeu”.

Me fitoren e fundit, 64-vjeçari emilian është kthyer në trajnerin e dytë me më shumë fitore (173) në pankinën e Realit.

VIDEO/ Përmbysja e radhës në kryeqytet, Reali rikthehet në krye

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...