Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

I ishte vonuar viza, Kukësi zyrtarizon mesfushorin afrikan, afrimin e fundit të verës

E ka hedhur firmën në kontratë ende pa u mbyllur merkatoja e verës, por për arsye burokratike nuk ka mundur të jetë i pranishëm në skuadrën verilindore për më shumë se një muaj. Kukësi me në fund ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin 23-vjeçar nga Mauritaia, Abdou M’Bark El Id. I gjatë 1.89 metra, ai luan në rolin e mesfushorit, teksa është grumbulluar edhe me përfaqësuesen e vendit të tij.

Njoftimi i Kukësit:  

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Abdou M’Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka zyrtarizuar firmën ditën e sotme deri në verën e vitit 2025, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori nga Maurtiania ka firmosur me ekipin tonë në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M’Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe ne Numancia B në Spanjë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit M’Bark dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Filip!”

Skeda e Lojtarit:

Emri: Abdou M’Bark El Id

Mosha: 23 vjeç

Kombësia: Mauritania

Gjatësia: 1.89 m

Pozicioni: Mesfushor

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...