Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk la shenjë në Superiore, por në Rumani po spikat(Video)

Tirana dhe Teuta i dhanë pak mundësi aktivizimi, sezonin e kaluar ishte pjesë e një skuadre shumë të dobët si Lushnja, por pavarsisht një tjetër eksperiencë të dështuar, karriera e Enriko Papës ka marrë një kthesë të pabuesueshme gjatë kësaj vere. Pasi kaloi disa ditë në provë 25-vjeçari nga Kuçova, firmosi për skuadrën e Botosanit. Shumë pak minuta në javët e para të kampionatit rumun me skuadrën e tij të re për Papën që gjithsesi falë paraqitjeve të tij edhe pse hynte në fushë nga stoli arriti të bindte trajnerin për ta aktivizuar si titullar për herë të parë pikërisht në sfidën e të dielës në mbrëmje ndaj gjigandëve të Steauas së Bukureshtit dhe çfarë debutimi si titullar për Papën. Në minutën e 43-të, futbollisti shqiptar realizoi golin e tij të parë rumun me një goditje fantastike me kokë pas një harkimi nga këndi duke ngushtuar avantazhin e Steauas në 2-1 me Botosanin që në fund u largua me një pikë nga kjo transfertë e vështirë pasi barazoi 2-2 ndërsa Papa u zëvendësua në minutën e 78-të. Ashtu siç është kthyer në modë tashmë, edhe Papa e festoi golin me simbolin e shqiponjës.Megjithatë pas kësaj paraqitjeje ndaj skuadrës më të madhe të Rumanisë e sigurtë është që Papa do të aktivizohet më tepër si titullar nga trajneri i Botosanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...