Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nuk luan, por Shqipëria fiton 2 pozicione në renditjen e FIFA-s

Shqipëria fiton 2 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s në rang kombëtaresh. Kuqezinjtë, nga vendi i 62-të që ishin një muaj më parë, klasifikohen të 60-ët, me 553 pikë. Kjo ngjitje, edhe pse përfaqësuesja kuqezi nuk ka zhvilluar ndeshje, shpjegohet me rënien e drastike të Haitit, por edhe humbjes së pikëve të Bregut të Fildishtë. Sa i përket Kosovës, pëfaqësuesja më e re europiane ka humbur një vend, duke u pozicionuar e 178-a, si rrjedhojë e ngjitjes së Kuvajtit.

Sa u përket renditjes së 10 skuadrave më të mira, nuk ka asnjë ndryshim. Kryeson Gjermania, e ndjekur me radhë nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili. Edhe në këtë rast “status quo”-ja në top-10-she shpjegohet me mungesën e ndeshjeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...