Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk luan te Reali, Isco nuk grumbullohet as nga Spanja!

Krisja që përjetoi 26-vjeçari Isco me trajnerin Santiago Solari duket se është reflektuar edhe në kombëtaren spanjolle, me teknikun Luis Enrique që e ka lënë jashtë grumbullimit për sfidën ndaj Norvegjisë në Mestalla e planifikuar për 23 mars e më pas për takimin me Maltën në 26 mars. Në të vërtetë mesfushori spanjoll ka qënë gjithnjë pjesë e listës së të grumbulluarve në kombtare por roli i cunguar që ka patur këto kohë tek Reali mes duket ka ndikuar në vendimin e trajnerit Enrique edhe pse ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë preferencën që ka për Iscon. Lidhur me gjëndjen e mefushorit 26-vjeçar 20 dhjetorin e shkuar trajneri i përfaqësues spanjolle citohet të ketë thënë se përgjatë një sezoni ka gjithnjë ulje dhe ngritje për një lojtar të caktuar.

Në gjashtë ndeshjet e fundit kam grumbulluar 32 lojtarë por për ndeshjet kualifikuese sigurisht që do të jem i vëmendshëm ndaj risive dhe zhvillimeve specifike për lojtarë respektivë. Që nga ndeshja e tij e fundit me fanellën e përfaqësueses që daton 18 nentorin e shkuar kundër Bosnjes Isco ka luajtur vetëm 478 minuta. Këtyre të dhënave për Iscon për më tepër i shtohen edhe disa episode të tjera, si marrëdhënia e tij me kapitenin Ramos që nuk është ndër më optimalet apo momenti kur ai vendosi të mos udhëtonte me skuadrën pasi mësoi se trajneri Solari e kishte lënë jashtë për sfidën e kthimit në Champions përballë Ajaxit.

Të gjithë faktorë që duket se kanë ndikuar në vendimin e trajnerit Enrique për ta lënë atë jashtë grumbullimit të kombëtares. Pak pasi lista e përfaqësues u bë publike për sfidat ndaj Norvegjisë dhe Maltës Isco ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar një mesazh domethenës lufto për një mundësi, sikundër kishte bërë më parë mbi lajmin e rikthimit të Zinedine Zidane ne stolin e Los Blancos ku shprehej se ky ishte një lajm i mirë për të gjithë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...