Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Nuk më duhet tenisi”, Federer sinjale lamtumire: Tani më lumturojnë vetëm fëmijët!

Roger Federer prej 12 muajve vuan një dëmtim në gju i cili e ndalon të marrë pjesë në kompeticionet më të rëndësishme të tenisit. Si pasojë, për herë të parë në histori zviceriani ka rënë poshtë 1000 të parëve në renditjen ATP, ndërsa së fundmi shfaq sinjale lamtumire nga ky sport teksa thekson se tashmë e lumturon vetëm djali dhe vajza e tij.

“Unë jam një person që e dashuron fitore, por kur nuk je më konkurrues atëherë e mira është të ndalosh. Mendoj se nuk kam më nevojë për tenisin. Tani më gëzon djali i vogël apo vajza kur merr ndonjë notë të mirë në shkollë. Tenisi është pjesë e imja, por nuk më identifikon më. Dua të mbetem i suksesshëm dhe kam hedhur shumë energji në botën e biznesit.

E di se një karrierë profesionisti nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe kjo është në rregull. Ishte e çuditshme ta shihja Wimbledon nga shtëpia, pasi kam qenë pjesë e turneut prej vitit 1998. Ndonjëherë më mungon të shëtis botën si sportiest, por le të themi se edhe jeta në shtëpi nuk është keq”, u shpreh 40-vjeçari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...