Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Nuk më intereson nëse goli është i bukur apo jo”, Yildiz: Pak si shpejt për 10-tën!

Kenan Yildiz gjeti golin e dytë në Serie A me Juventusin me sulmuesin turk që realizoi golin e tretë në barazimin 3-3 të Juventus në transfertë ndaj Bolognas. 19-vjeçari, është një nga talented më të vlerësuar në radhët e bardhezinjve aq sa çdo ditë e më shumë flitet për rinovimin e tij si dhe mundësinë për t’i dhuruar fanellën me numër 10 që dikur mbahej nga idhulli i tij, Alessandro Del Piero.

Lexo edhe:

Megjithatë, Yildiz kërkon të qëndrojë me “këmbë në tokë” dhe së fundmi shprehet se është shpejtë që ai të veshë fanellën me numër 10.

“Unë nuk mendoj nëse goli është i bukur apo jo, për mua ka shumë rëndësi që goli të ketë vlera për skuadrën. Ky ishte një gol i gjithë i dedikuar për skuadrën pasi për asnjë moment nuk u dorëzuam. Ishte një ndeshje e vështirë dhe për ne ishte e rëndësishme të mos e humbisnim.

Sezoni? Për mua ishte shumë i gjatë, i pari me Juventusin. Jam i lumtur me atë që kam arritur. Dy gola, edhe pse kam menduar se mund të realizoja më shumë. Këtë të fundit ia dedikoj trajnerit dhe tifozëve të mi. Juventusi më ka ndihmuar shumë që të rritem, do të jap gjithçka për këtë fanellë, nuk do të kursehem kurrë.

Fanella me numër 10? Është një numër shumë i rëndësishëm, por nuk mendoj se është momenti i duhur”, u shpreh Yildiz.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....