Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk më intereson nëse Guler nuk më kupton”, Ancelotti: Modric, Kroos dhe Nacho janë njësoj!

Real Madrid mori një fitore të vuajtur dhe me shumë vlera për llogaritë e kampionatit mbrëmjen e së dielës. “Los Blancos” triumfuan në Santiago Bernabeu me shifrat 1-0 ndaj Sevillas, teksa goli u shënua në minutën e 81 nga Luka Modric.

Kroati ishte autori i një ekzekutimi perfekt teksa pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti pati vlerësime të mëdha për mesfushorin e tij. Ndër të tjera, tekniku italian zbuloi se po mendonta ta aktivizonte Guler, por pas golit ndryshoi mendim ndërsa shtoi se nuk shqetësohet nëse turku mërzitet nga vendimet e tij.

Lexo edhe:

“Në golin e Modric festuam të gjithë sepse ai e meritonte atë, shënoi një gol të madh. Është pak e komplikuar të lësh në stol një si Modric, por ai është shembull për të gjithë skuadrën. E ardhmja është tërësisht në duart e tij dhe ne presim vetëm një përgjigje nga ai.

Modric, Kroos dhe Nacho janë në të njëjtën situatë sa i takon të ardhmes. Të gjithë mendojnë se Modric është në fundin e karrierës, por ai nuk e mendon aspak këtë pjesë. Kur e sheh në fushë nuk të jep përshtypjen e dikujt që është 39-vjeç.

Guler? Po mendoja ta aktivizoja para golit të Modric, por më pas erdhi goli dhe ndryshova mendim. Unë nuk kam pse t’i jap askujt shpjegime për zgjedhjet e mia, nëse ai e kupton është në rregull. Por, edhe nëse nuk e kupton për mua nuk ka asnjë problem”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...