Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Nuk më intereson nëse shënon apo jo, duhet të rikuperosh 4 topa”, sulmuesi: Simeone si Ancelotti

Prej dy vitesh, Kevin Gameiro është rikthyer në vendlindje aty ku aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Strasbourg. Por, karriera e 36-vjeçarit ka qenë mjaft e pasur dhe ka kaluar në disa etapa të rëndësishme ku një prej tyre ishte edhe Atletico Madrid në vitin 2016.

Sulmuesi qëndroi me Los Colchoneros për dy vite dhe së fundmi zbulon pak nga prapaskenat e trajnerit Diego Simeone. Gameiro shprehet se Simeone nuk është aq i egër saç duket në stol, ndërsa shtoi se kërkon shumë prej futbollistëve madje kërkon pjesëmarrje të sulmuesve në aspektin difensiv.

“Në dhomat e zhveshjes, Simeone është shumë më ndryshe nga sa paraqitet në stol. Është i relaksuar dhe i hapur për bashkëbisedim. Pak a shumë si Ancelotti, i pëlqen t’i lërë të lirë lojtarët. Por, kur është e nevojshme bëhet menjëherë serioz dhe e ngre zërin. I përjeton shumë situatat dhe kërkon vetëm të fitojë.

Mbaj mend gjatë një ndeshje më tha se nuk i interesonte nëse unë shënoja apo jo pavarësisht se isha sulmuesi i skuadrës. Më urdhëroi që t’i rikuperoja të paktën katër topa lojtarit me numër gjashtë të skuadrës kundërshtare. Praktikon një skemë mbrojtëse dhe nuk është e lehtë, sidomos për një sulmues.

Por, gjatë viteve ky sistem ka provuar se është efektiv. U përshtata disi me këtë, por kërkoja diçka ndryshe dhe u largova, por mësova shumë. Më ka pëlqyer Simeone sepse ishte i drejtpërdrejtë, e kam preferuar gjithnjë një trajner të tillë”, u shpreh Gameiro.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...