Para Kupës së Botës në Katar, të paktë ishin ata që e mendonin Alexis Mac Allister si një protagonist tek kombëtarja Albiceleste. Megjithatë, ndeshje pas ndeshje, mesfushori u shndërrua në një nga elementët kryesorë për trajnerin Lionel Scaloni.
Lojtari që aktivizohet me Brighton në Premier League së fundmi i rikthehet triumfit në Botëror duke theksuar se Kupa e Botës e bëri një njeri më të mirë, megjithatë ajo nuk i ndryshoi rutinën. Nga ana tjetër, Mac Allister shprehet i sigurt se Lionel Messi do të shkëlqente edhe në Premier League, pavarësisht se njerëzit dhe specialistët kanë dyshimet e tyre.
“Pas Kupës së Botës unë iu ritheva menjehetë rutinës sime. Shtëpi, stërvitje, divan, çaj dhe duke parë ndeshje futbolli. Është e njëjta jetë që bëja edhe para triumfit në Botëror, ndryshimi i vetëm është se tashmë më njohin më shumë. Unë vij nga një qytet i quajtur La Pampa dhe gjashtë muaj para Botërorit isha atje në mes të aeroportit.
Lexo edhe:
- FOTO/ Protesta e Atletico Madrid: Shihni këmbën e “agresorit” tone
- “Tallet me kundërshtarët”/ Super Mehmeti në Championship, të martën live në SuperSport
- VIDEO/ Muriqi realizon një perlë të vërtetë, por Mallorca ngec ndaj Espanyol
Nga e gjithë turma ishte vetëm një person që më njohu. Bëhej fjalë për qytetin tim dhe më njohu vetëm një person, por pas Botërorit u riktheva në La Pampa dhe në aeroport më pritën 20.000 njerëz. Në këtë aspekt më ndryshoi jeta.
Megjithatë, për mua nuk është shumë problem, mua më pëlqen të qëndroj në shtëpi pjesën më të madhe të kohës. Jam një djalë i qetë dhe më shijon të shoh futboll nga televizioni. Tani pas Botërorit jam një lojtar me më shumë besim, edhe kundërshtarët të shohin ndryshe. Arritëm diçka speciale dhe në Argjentinë do të na kujtonë gjatë si kampionë.
Të isha pjesë e Argjentinës dhe të luftoja me shokët për titullin, më ka bërë njeri më të mirë. Më parë kur nuk luaja, nuk më interesonte shumë, por tani ka ndryshuar dhe bëj gjithçka për skuadrën.
Messi në Premier League? Do të ishte më i miri edhe në Angli, nuk do të kishte asnjë vështirësi. Ai e tregoi vetën në kompeticionin më të vështirë që është Kupa e Botës, e tregoi sa i rëndësishëm ishte për skuadrën”, u shpreh Mac Allister.
