Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Nuk më pëlqen të ha baltë”, tenisti rus justifikon eliminimin befasues në Roland Garros

Eliminimi i Daniil Medvedev në raundin e parë të Roland Garros mund të konsiderohet pa dyshim si një nga surprizat e para të turneut francez. Numri dy i botës u eliminua nga numri 172, Thiago Seyboth Wild. Në një ndeshje që zgjati për më tepër se katër orë, 23-vjeçari që për më tepër është debutues në Roland Garos, e mposhti Medvedev 3-2 me sete. Pas disfatës befasuese, Medvedev theksoi edhe njëherë se terreni me dhe, nuk është i preferuari i tij ndërsa shtoi se nuk i pëlqen të bëhet pis.

“Kishte shumë erë, goja ime ishte me baltë dhe mua diçka e tillë nuk më pëlqen. Nuk jam i sigurt nëse më pëlqen që çantat e mia të mbushen me dhe, po ashtu atletet, çorapet e bardha. Tani që nuk do të luaj më në Paris jam vërtet i lumtur, nuk kam çfarë të bëj nuk mund të gënjej, ky terren nuk më pëlqen.

Lexo edhe:

Nuk më intereson nëse eleminohem në çerekfinale apo në raund të parë, tani do të shijoj pushimet dhe do të shoh anën pozitive. Para se të fitoja në Romë, nuk e mendoja suksesin në nëj fushë me dhe, por për Roland Garros do të shohim vitin tjetër”, u shpreh Medvedev.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...