Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Nuk mendon të shënojë më shumë se A, B apo C! Benzema ka vetëm një fiksim”

Karim Benzema pati durim, priti momentin e tij dhe në moshën 34-vjeçare ia doli të fitojë për herë të parë në karrierë Topin e Artë. Goleadori francez triumfoi përballë emrave si Sadio Mane, Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski dhe Momo Salah, duke e merituar çmimin prestigjioz.

Jose Mourinho e njeh mirë, ai punoi për tri vite me të te Reali (2010-2013). Në një prononcim për L’Equipe, trajneri i Romës zbuloi raportin me sulmuesin dhe tregoi pikat e tij më të forta që e dërguan në realizimin e një ëndrre të kahershme.

Karim është një djalë fantastik, ai ka një personalitet të madh. Është një lojtar skuadre, ai nuk është i fiksuar pas vetes, pas fitimit të Topit të Artë apo që të shënojë më shumë se A, B ose C.

Ai është një futbollist që bën kaq shumë për skuadrën, deri në pikën ku Topi i Artë është një pasojë e natyrshme. Fiksimi i tij i vetëm nuk lidhet me gjërat personale por vetëm me skuadrën”, deklaroi “Special One”.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...