Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk merrem me të kaluarën”, Kane: Conte u tregua emocional!

Antonio Conte e mbylli aventurën me Tottenham pa mundur të rikthente klubin tek titujt që ishte edhe objektivi kryesor i drejtuesve anglezë. Tekniku italian e nisi mirë sezonin me Spurs-at, por me kalimin e ndeshjeve hasi vështirësi për të marrë rezultatet duke u limituar vetëm në garën për vendin e katërt në Premier League.

Ishin të shpeshta rastet kur Conte kritikonte hapur skuadrën për mentalitetin në fushë duke shtuar edhe më shumë presionin. Pikërisht, deklaratat e 53-vjeçarit ishin një tjetër arsye pse italiani përfundoi i shkarkuar. Së fundmi Harry Kane, kapiteni i Tottenham e pranon se Conte ishte shumë emocional sidomos në reagimin e tij pas barazimit 3-3 me Southampton ku tekniku i quajti lojtarët e tij egoist.

“Conte kishte mendimet e tij në lidhje me situatën te Tottenham dhe tregohej shpesh emocional. Këtë e shfaqi më së miri pas ndeshjes me Southampton, u zhgënjye shumë pas asaj sfide. Por, nuk dua të përfshihem dhe të flas më shumë, tani skuadra është e fokusuar për të prekur vendin e katërt. Nuk duhet të merremi me të kaluarën, duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës dhe për të marrë më të mirën”, u shpreh Kane.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...