Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk mësoi kurrë anglisht, Teves tregon arsyen e çuditshme

Carlos Tevez ishte një nga ata lojtarë që la gjurmë kudo që shkoi. I dalë nga akademia e Boca Juniors, në një moshë shumë të hershme ai përgatiti valixhet për të bërë bërë hapin e madh Premier League.

Gjatë thuajse një dekade në Angli në radhët e West Hami, Manchester United dhe Manchester City-t, “Apache” u kritikua për mungesën e interesit të tij për të mësuar gjuhën angleze.

Në një intervistë për “DSportsRadio”, sulmuesi legjendar argjentinas ka komentuar arsyen e një vendimi kaq të çuditshëm.

Lexo edhe: 

“Unë nuk doja të mësoja anglisht, doja që ata (skuadra) të mësonin spanjisht. Kam pasur një xhaxha që luante për River Plate. Ai luajti në skuadrën e rezervave dhe kur do të bënte debutimin me ekipin e parë u thirr për të luftuar në Luftën e Malvinas”, rrëfeu ish-sulmuesi argjentinas. “Ai vuajti shumë pasi u kthye dhe u bë i alkoolizuar. Kjo më preku shumë sepse ishim shumë të afërt,” tha me sinqeritet “Apache”.

Carlos Tevez, kur ishte 18 vjeç, shkoi në Angli tek West Hami për t’u bashkuar më vonë me Manchester United të Sir Alex Ferguson.

“Shtatë vitet që isha në Angli ishin sit ë thuash: “Mirë, jam këtu për punë, por nuk do të përshtatem me kulturën angleze. Çdo gjë ka një arsye. Nuk e kam treguar kurrë këtë histori deri më sot”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...