Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Nuk mund ta pengonim”, Bayerni lejon ish-mbrojtësin të realizojë ëndrrën e tij

Nuk ka më dilema, Martin Demichelis do të jetë trajneri i ri i River Plate, duke zëvendësuar në stolin e “Los Millonarios” Marcelo Gallardon. Ky i fundit drejtoi skuadrën e njohur argjentinase për tetë vite me radhë. 46-vjeçari fitoi 13 trofe me Riverin, mes tyre dy herë Kupën Libertadores.

Drejtuesit e klubit nga Buenos Aires kanë zgjedhur Demichelis si pasuesin e tij. Ish-mbrojtësi i njohur mban postin e ekipit të dytë të Bayern Munchen, detyrë nga e cila ka hequr dorë për të nisur misionin e tij në krye të Riverit.

Edhe pse ndodhej nën kontratë me kampionët e Gjermanisë, drejtuesit nuk e kanë penguar. Largimi i Demichelis konfirmohet edhe nga Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit bavarez, i cili deklaroi:

Martin ka marrë ofertë për të trajnuar një klub të madh në Amerikën e Jugut. Ne nuk donim t’ia mohonim këtë mundësi dhe pranuam dëshirën e tij për të ndërprerë kontratën“, deklaroi boshnjaku në lidhje me ish-lojtarin e Bayernit.

Demichelis, autor i 51 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren e Argjentinës, luajti 7 sezone e gjysmë me Bayernin (korrik 2003-janar 2011), vite gjatë së cilave fitoi plot 11 trofe. Tani rikthehet në Argjentinë tek ekipi i zemrës, Riveri, aty ku nisi karrierën si futbollist.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, rekordmenët e futbollit gjerman falënderojnë Demichelis për 3.5 vitet e kaluara si trajneri i ekipit të dytë dhe Bayernit U19. Postin e tij do e zërë Holger Seitz.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...