Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Nuk mund të gënjej veten dhe fansat”, tenisiti i njohur tërhiqet nga Indiana Wells

"Nuk mund të gënjej veten dhe fansat", tenisiti i njohur tërhiqet nga Indiana Wells
"Nuk mund të gënjej veten dhe fansat", tenisiti i njohur tërhiqet nga Indiana Wells

Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 në Indiana Wells. Lajmin e ka dhënë vetë tenisti i mirënjohur spanjoll, i cili në rrjetet sociale ka shkruar ndër të tjera se përtej dëshirës së madhe, nuk mund të zbresë në fushë në këtë kompeticion.

“E dini të gjithë sa më pëlqen të luaj këtu, ndaj edhe erdha shumë më herët për t’u stërvitur dhe për të qenë gati. Bëra gjithçka munda për të qenë gati, një stërvitje shumë të fortë dhe testet në fundjavë, por nuk jam gati për të luajtur në nivelet e këtij kompeticioni. Nuk mund të gënjej veten time dhe mijëra tifozë të mitë. Më vjen shumë keq. Do të më mungoni”, shkroi tenisti në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Rafael Nadal do të duhej të përballej me tenistin kanadez me origjinë malazeze, Milos Raonic, por tërheqja bëri që ky i fundit të sfidojë tashmë indianin Sumit Nagal.

ATP Indiana Wells ka startuar më tre mars dhe do të ulë sipari më 17 mars, me përballjet që do të transmetohen në ekranin e SuperSport…

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...