Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk mund të humbasim pikë”, Guardiola: Dy lojtarë nuk kanë shanse të luajnë!

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në Premier League. Tekniku i “The Citizens”, theksoi se pas barazimit të fundit me Arsenal, skuadra e tij nuk e ka më luksin të lëshojë pikë ndërsa konfirmoi mungesat e Kyle Walker dhe portierit Ederson.

“Tani na mbetet vetëm të fitojmë ndeshjet, nuk mund të humbasim më pikë. Aston Villa luan për kualifikimin në Champions League, në fakt të gjitha skuadrat luajnë për diçka dhe ndeshjet e fundit janë shumë të vështira për t’u menaxhuar.

Lexo edhe: 

As eksperienca nuk bën punë në të tilla situata. Jam shumë i fokusuar te Aston Villa dhe po mendoj vetëm si të fitoj ndeshjen, pa menduar për sfidat e ardhshme.Ata luajnë shkëlqyeshëm, për mua Unai Emery nuk është një surprizë, ka kualitet dhe di si të menaxhojë skuadrën.

Mungesat? Mendoj se John Stones ka shanse që të luajë ndërsa Ake, Walker dhe Ederson nuk do të jenë të gatshëm”, u shpreh Pep Guardiola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...