Ernesto Valverde ishte autor i një starti fantastik të sezonit teksa u shndërrua në një nga lojtarët më të spikatur për Real Madrid. Mirëpo, pas Kupës së Botës në Katar ku ishte pjesë e Uruguajit mesfushori pësoi një rënie të formës duke ndikuar negativisht më pas edhe në rezultatet e Real Madrid.
Pas sfidës me Manchester City në Etihad Stadium, Valverde ishte një nga më të kritikuarit në radhët e Los Blancos megjithatë trajneri Carlo Ancelotti shpjegon edhe arsyet pse nuk është më ai i fillim sezonit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Valencias, tekniku italian shpjegoi se Valverde vuan një dëmtim që nuk e lejon të stërvitet në maksimum.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- VIDEO/ Fitore jetike pas 7 javësh, sulmuesi dardan protagonist me gol
- “Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë Kombëtaren: Gati për Tiranë
- E mbyll me Manchester United, Harry Maguire kërkohet nga West Ham dhe Tottenham
“Valverde nuk mundi të mbante formën e pjesës së parë të sezonit, ishte duke bërë një paraqitje të mrekullueshme. Tregoi një nivel spektakolar. Por, më duhet të them se ai vuan nga një dëmtim në këmbë që nuk e lejon të stërvitet në maksimum.
Unë e vlerësoj shumë Valverden pasi në një pjesë të madhe të ndeshjeve ja ka dalë që të bëjë diferencën. E di që në sfidën me Cityn nuk ishte në më të mirën e tij, por ishte një ndeshje e keqe për të gjithë skuadrën. Vazhdon të mbetet një lojtar shumë i mirë, me nivel të lartë dhe që do të bëjë histori për këtë klub”, u shpreh Ancelotti.
