Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk ndalen elozhet për Brojën, ish-lojtari i Barcelonës: Krijon shanse nga asgjëja, është i mrekullueshëm!

Armando Broja mund të konsiderohet pa frikë si një nga personazhet mbi të cilët është përfolur më së shumti në Premier League. Sulmuesi i Shqipërisë, vetëm 20-vjeçar ka treguar se nuk i frikësohet përgjegjësive teksa është shndërruar në lojtarin kryesor të Southampton. Deri në këtë pikë të sezonit, Broja ka shënuar pesë gola në kampionat, ndërsa statistikave i shtohen edhe dy realizime të tjera në Kupë.

Tashmë, disa klube të Premier League ëndërrojnë shërbimet e lojtarit kuqezi në pronësi të Chelsea ndërsa elozhet nuk kanë të ndalur. I fundit që ka reaguar mbi Brojën, është shoku i tij i skuadrës dhe ish-lojtari i Barcelonës, Oriol Romeu. Ky i fundit thekson se Broja ia del të krijojë shanse edhe nga hiçi, ndërsa shton se fakti që ai luan për “Shenjtorët” është diçka shumë e mirë për klubin.

“Edhe unë e kam pasur të vështirë kur kam qenë i huazuar, por Armando po bën shumë mirë dhe është kthyer në një titullar të skuadrës. Kur shkon në një klub të ri të duhen dy apo tre muaj për t’u adaptuar, por tashmë Broja është shndërruar në një kërcënim dhe është një lojtar që na duhet shumë. Ia del të krijojë raste edhe nga hiçi, kjo është e mrekullueshme. Na ka ndihmuar dhe n aka dhuruar disa pikë, sidomos në këto muajt e fundit.

E ardhmja e Brojës? Ndonjëherë është mirë kur ke pak stabilitet dhe nuk ndryshon skuadër vit pas viti. Mendoj se për të do të ishte shumë mirë të qëndronte te një skuadër për dy sezone me rradhë sepse kur lëviz shpesh bëhet e vështirë të jesh pjesë e një skuadre. Ndorkohë, kur transferohesh detyrohet të ndryshosh shtëpi, të lëvizë edhe familja.

E di që nga jashtë duket si diçka e lehtë, por më besoni se nuk është e tillë. Huazimet janë të mira dhe të japin shansin të tregosh veten dhe të marrësh minuta, por duhet të sigurohesh se nuk bëhet fjalë për diçka tremujore duke qenë se kjo nuk e ndihmon një futbollist të jetë në më të mirën e tij.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...