Sport

Nuk ndeshet në pjesën e mbetur të vitit 2022, McGregor zbulon arsyen

Conor McGregor nuk do të zbresë më në oktagon, të paktën për pjesën e mbetur të vitit 2022. Luftëtari i famshëm ka zbuluar së fundmi edhe arsyen e veçantë përse nuk ndeshet teksa ka vendosur t’i përkushtohet pjesëmarrjes në një film të Hollywood.

Bëhet fjalë për një version të ri të filmit Road House që është publikuar në vitin e largët 1989. Skenat e reja do të nisin të xhirohen nga java e ardhshme në Karaibe dhe në këtë projekt do të angazhohet edhe luftëtari irlandez.

Tim Simpson, menaxheri i McGregor theksoi se do të jetë një kënaqësi ta shoh atë në një tjetër rol jashtë sportit, ndërsa shtoi se kjo periudhë ku 34-vjeçari do të angazhohet me filmin, do t’i shërbejë për t’u rikuperuar edhe nga një dëmtim në këmbë që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Dustin Poirier.

“Aktrimi nuk është diçka që McGregor e ka pasur në mendje, ai është ende një atlet i kalibrit botëror dhe fokusi i tij mbetet ai i të qenurit luftëtari më i mirë në botë. Por, në të njëjtën kohë ka një mundësi e artë edhe për të qenë pjesë e Hollywood”, u shpreh Simpson.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency