Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nuk ndihet i lumtur te Napoli, Hysaj kërkon zyrtarisht largimin!

Genaro Gattuso e ka në planet e tij për të ardhmen dhe e konsideron një futbollist shumë të rëndësishëm për Napolin, por pavarsisht kësaj Elseid Hysaj nuk e shikon më veten te të kaltrit dhe duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat italiane, mbrojtësi shqiptar u ka kërkuar drejtuesve ta lejojnë të largohet në fund të këtij sezoni.

Gazzetta dello Sport raporton se 26-vjeçari ka dorëzuar në klub një kërkesë zyrtare, aty ku shfaqet dëshira për të provuar një aventurë të re. Hysaj kërkon që presidenti ta shesë këtë verë. Kontrata i mbaron në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai nuk pranoi rinovimin. 187 ndeshje ka luajtur Hysaj me Napolin prej vitit 2015 kur la Empolin për të kaluar në “San Paolo”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...