Ligue 1

Nuk ndihet mungesa e Neymarit, PSG mposht 4-2 Lyonin

Paris Saint Germain nuk njeh kundërshtarë në Ligue 1 edhe nëse nuk luan Neymar. Me brazilianin në tribunë, për shkak të një dëmtimi, parizienët iu imponuan 4-2 Lyonit, duke iu afruar edhe më tej konfirmimit kampion i Francës, edhe pse janë edhe shumë javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel i dha drejtimin e duhur sfidës që në pjesën e parë me golat e “yjeve”  të tillë si Di Maria dhe Mbappe. Argjentinasi hyri nga e djathta drejt qendrës duke goditur saktë mes dy mbrojtësve kundërshtarë, ndërsa sulmuesi francez e pati të lehtë të kalonte topin pas shpinës së portierit kundërshtar, në konkludim të një kundërsulmi të shpejtë të vendësve.

Ndeshja praktikisht u mbyll me autogolin e Marcal, që e çoi rezultatin në 3-0 në fillim të pjesës së dytë. Terrier i Lyonit shkurtoi diferencën në 3-1, ndërsa Dembele pak minuta më vonë u duk sikur hapi ndeshjen me golin e 3-2.

20 minuta më vonë, PSG mbylli përfundimisht takimin me finalizimin e saktë të Edinson Cavanit, që  u asistua në këtë rast nga Di Maria, 4-2.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency