Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nuk po bind te Fiorentina, Cutrone drejt rikthimit në kampionatin anglez

Fiorentina riktheu në mënyrë të bujshme sulmuesin e talentuar Patrick Cutrone në janar të këtij viti ,pasi e mori në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 16 milionë eurove, nga klubi anglez i Wolves.

Megjithatë 22-vjeçari nuk po bind aspak në Firence dhe sipas mediave italiane, presidenti Commisso e stafi drejtues po mendojnë të ndërpresin huazimin para kohe dhe ta rikthejnë te Wolves në merkaton e dimrit.

Deri tani Cutrone ka luajtur 23 ndeshje me Fiorentinën dhe ka shënuar 4 gola, por vetëm në 14 ndeshje ka qëndruar në fushë për më tepër se 30 minuta, ndaj së fundi është lënë në pankinë edhe për çështje strategjie.

Kjo pasi në marrëveshjen 18-mujore të huazimit, e drejta e blerjes shndërrohet në detyrim, nëse futbollisti plotëson numrin e 26 aktivizimeve dhe duket se drejtuesit kanë urdhëruar trajnerin Iachini të shmangë zbritjen në fushë të Cutrones.

Presidenti Commisso e cilëson të tepërt shpenzimin e 16 milionë eurove për kartonin e një sulmuesi që nuk është titullar dhe për më tepër, plani i drejtuesve është të përqendrohen te rritja e sulmuesve aktualë si Kouame e Vlahovic, të cilët janë në pronësi të klubit vjollcë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...