Nuk po i ndahen dëmtimet: Marc Marquez i pafat, rrëzohet nga motori dhe mungon në Portugali

Dëmtimet nuk po e lënë të qetë Marc Marquez. Piloti i Honda, gjashtë herë kampion bote në MotoGP, ka pësuar tronditje të lehtë gjatë pëgatitjeve për garën e fundjavës, duke u rrëzuar.
28-vjeçari po rikthehej në formën e tij më të mirë, teksa vinte pas dy fitoreve radhazi. Pas një kontrolli mjekësor, mjekët vendosën si masë paraprake që Marquez të mos marrë pjesë në garën e Algarve në Portugali.
Kampionati i MotoGP kryesohet nga Fabio Quartararo. Francezi i Yamaha kryeson me 267 pikë. Podi i kryesuesve kompletohet nga Francesco Bagnaia (Ducati) dhe Joan Mir i Suzukit.
