Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Nuk po luan sa duhet, Esposito gati të ndërrojë ekip në janar

Sebastiano Esposito u huazua nga Interi te Spal verën e kaluar për të pasur më shumë mundësi aktivizimi, por duket se kjo nuk ka ndodhur dhe gjatë muajit janar mund të ndërrojë sërish skuadër.

Me 10 ndeshje të luajtura, për një total prej 470 minutash, sulmuesi i talentuar ka shënuar vetëm një gol dhe së fundi është harruar në pankinë nga trajneri i Spalit, ndaj bashkë me Interin po vlerësojnë mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit.

Për Espositon janë treguar të gatshme ta marrin në huazim disa klube të Serisë B, por edhe të tjera nga Seria A, ndaj zikaltrit dhe menaxheri i tij po marrin në konsideratë të gjithë mundësitë, ndërsa në Itali këmbëngulin se gjasat më të mëdha janë që sulmuesi t’i bashkohet Brescias.

Sebastiano Esposito debutoi me zikaltrit sezonin e kaluar nën drejtimin e Antonio Contes dhe luajti disa ndeshje, duke shënuar madje edhe gol me fanellën e Interit, ndërsa për vetë moshën, cilësohet si një nga sulmuesit më premtues në Itali.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...