Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nuk po luan titullar te City, mbrojtësi gati t’i bashkohet Barcelonës

João Cancelo e humbi rolin e tij si titullar në ndeshjet e fundit të Manchester City-t dhe informacionet e fundit sugjerojnë se portugezi është i hapur për nisjen e bisedimeve për transferimin te Barcelona në fund të sezonit.

Sipas shtypit spanjoll, por edhe atij italian, një nga objektivat prioritarë të Barcelonës për sezonin e ardhshëm është pikërisht afrimi i një mbrojtësi të djathtë. Janë shumë emra në tavolinë dhe njëri prej tyre është Cancelo, i cili gjithashtu do të jetë i gatshëm të largohet nga Man. City pas katër sezonesh në Premier League.

Lexo edhe:

Klubi katalan ka marrë kontakte me menaxherin e futbollistit, Jorge Mendes, për të mësuar rreth disponueshmërisë së lojtarit dhe mbi kërkesat e Manchester City-t, që thuhet se kërkon 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Cancelo ishte shumë afër nënshkrimit me Barcelonën kur luante për Valencian, por ai përfundoi te Juventusi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...