Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nuk po rinovon me Man.United, Pogba drejt largimit falas!

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United si një futbolist i lirë në fund të këtij sezoni. Mesfushroi nuk ka pranuar kontratën e re të ofruar nga djajtë e kuq e me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të kërkojë një aventurë të re larg Old Trafford. Në mënyrë të përsëritur francezi ka refuzuar rinovimin, diçka që ka bërë që dhe drejtuesit e United të heqin dorë nga tentativat për ta mbajtur mesfushorin, i cili u kushtoi 105 milionë euro. Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germain kanë shprehur më parë një interes për Pogba, megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka hedhur një hap konkret, pasi nuk dëshirojnë që të shpenzojnë asnjë qindarkë, për të nënshkruar që në janar, kur mund të presin qershorin, për të firmosur pa asnjë detyrim ndaj anglezëve.

Edhe drejtuesit e United nuk duan ta largojnë mesfushroin në janar, duke e kosnideruar kontributin e francezit si të nevojshëm për gjysmën e dytë të sezonit, më shumë sesa përfitimi i disa të ardhurave financiare.Pogba do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të United në Premier League, kundër Tottenham, Manchester City dhe Watford, pasi ai u dënua pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Liverpool pas një faullit të shkaktuar ndaj Naby Keita.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...