Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Nuk pranoi largimin, Mariano Diaz synon të tregojë vlerat te Reali

Në verë largimi i Mariano Diaz nga Real Madrid dukej shumë afër, por sulmuesi nuk i bëri kurrë valixhet gati edhe pse rrezikon të qëndrojë shpesh jashtë formacionit titullar të skuadrës së drejtuar nga Zidane. Agjentët e 26-vjeçarit lidhur me këtë çështje u shprehën se futbollisti po pret të shfrytëzojë momentin e tij, pasi gjatë turneut përgatitor tregoi se di të bëjë gjëra të mira në fushën e lojës. Ata theksuan se deri më tani në kampionat janë zhvilluar vetëm tre ndeshje dhe se sezoni është ende i gjatë ku ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe se për momentin është ende shpejt për të bërë vlerësime.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...