Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nuk pyet për Dinamo Cityn, Egnatia fiton me “tris” dhe shkëputet

Egnatia u rikthye tek fitorja në përballjen e parë të javës së tetë, teksa mundi 3-0 Dinamo Cityn. Skuadra rrogozhinase bëri autokritikë pas humbjes minimale me Teutën, duke marrë pikët e plota ndaj kryeqytetasve. Dhe duke ruajtur vendin e parë në renditje.

Në fillimin e ndeshjes, Dinamo City u duk më agressive, por me kalimin e minutave gjërat nisën të ndryshonin. Dhe skuadra e Edlir Tetovës nisi të kontrollonte lojën. Në të 26-n, Gytis Paulauskas shfrytëzoi një top të hedhur nga Renato Malota, duke arritur që të mposhtë Bekim Rexhepin.

Vetëm 5 minuta më vonë, Arbin Zejnullai arriti të shënonte golin e dytë, duke ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi. Një gol spektakolar i 24-vjeçarit, që krijoi entuziazëm në stadium dhe qetësoi vendasit.

Lexoni edhe:

Në pjesën e dytë, Egnatia e administroi mirë rezultatin, teksa pati disa mundësi për të shënuar sërish. Dinamo city mbeti me 10 lojtarë në të 72-n, pasi Blend Krasniqi mori kartonin e dytë të verdhë.

Në fundin e sfidës, Alessandro Ahmetaj shënoi dhe golin e tretë për vendasit. Blutë e patën të vështirë për të përballuar Egnatian, teksa ngelen me 7 pikë. Po aq sa dhe Kukësi, me të cilin ndan vendin e fundit të renditjes.

Egnatia ruan vendin e parë të renditjes, në kuotën e 16 pikëve, duke u konfirmuar si një nga ekipet më cilësore dhe të forta në këtë sezon.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...