Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Nuk respektojnë Fair-Play-n”, La Liga kundër Juventusit. Kërkon sanksione sportive për italianët

Probleme me bilancin e 2022-shit, Juventusi hetohet nga Prokuroria e Romës
Probleme me bilancin e 2022-shit, Juventusi hetohet nga Prokuroria e Romës

Pas tërheqjes së papritur të Andrea Agnellit nga roli i presidentit të Juventusit, por edhe Pavel Nedved e të gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë, klubi i Juventusit përfundon në mesin e një kaosi nga e cila mund ta pësojnë rëndë.

Gjithçka lidhet me bilancet sportive të cilat dyshohet se janë të manipuluara për të mbuluar humbjet financiare në sezonet e fundit ndërsa një tjetër manovër që kanë ndjekur ish-drejtuesit e klubit me në krye Andrea Agnelli-n është edhe ajo e të paguarit të futbollistëve në të zezë për të shmangur taksat dhe rrjedhjet në bilanc. Së fundmi, ajo që i jep një tjetër goditje bardhezinjve është La Liga.

Federata e Futbollit në Spanjë nëpërmjet një reagimi zyrtar kërkon nga UEFA që Juventusi të ndëshkohet me sanksione sportive për shkak të mosrrespektimit të Fair-Play-t financiar.

Kujtojmë se më herët, në muajin prill të vitit 2022, La Liga kishte hartuar një tjetër ankesë ndaj bardhezinjve po në lidhje me problemet financiare të italianëve, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se si do të procedohet në lidhje me “Zonjën e Vjetër” që rrezikon shumë nëse akuzat ndaj ish-drejtuesve provohen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...