Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk rinovon me Arsenalin, Ozil pret ofertën e Mourinhos

Mesut Ozil do të rinovojë kontratën me Arsenalin? Jo, aspak! Mesfushori turko-gjerman, sikurse ka zbuluar “Daily Mail”, do të largohet në fund të sezonit me parametër zero, me shpresën për t’iu bashkuar Manchester United. 29-vjecari, i cili luan me “Topcinjtë” që nga viti 2013, mësohet se u ka thënë miqve të tij më të afërt se pret një ofertë nga Jose Mourinho, për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”. Arsen Wenger do të bëjë të pamundurën që “ylli” i skuadrës së tij të mos i bashkohet një rivali direkt, duke e vënë në treg që në merkaton e dimrit, për të përfituar financiarisht nga shitja e kartonit të tij. Interesimi për mesfushorin ka qenë minimal, por trajneri francez është i bindur që do të hapet një ankand në janar.

Interi është skuadra që ka shprehur dëshirën për ta blerë ish-futbollistin e Realit të Madridit, që nga ana e tij ëndërron të rivihet nën urdhrat e Mourinhos. Për këtë arsye, ai do t’i rezistojë cdo oferte të mundshme në janar, për t’u shndërruar “Djall” në verë. Mourinho e admiron lojtarin e kombëtares gjermane dhe jo më kot është shprehur se mbetet një nga mesfushorët më kreativë në botë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...