Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nuk shënon prej 1 janarit, sulmuesi: Sezoni më i dobët, nuk i fshihem asnjëherë sfidave

Raheem Sterling është duke përjetuar një nga sezonet më të dobët në aspektin personal. Sulmuesi që u transferua te Chelsea në verën e shkuar nga Manchester City nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe deri më tani numëron vetëm katër gola në 24 ndeshje të Premier League.

Madje, goli i fundit në kampionat daton katër muaj më parë kur më datë 1 janar Chelsea barazoi 1-1 në sfidën me Nottingham Forest. Në një intervistë për Sky Sports, lojtari i kombëtares së Anglisë e pranon se është sezoni më i dobët në karrierë, mirëpo beson se do të rikthehet sërish në nivelet e kohës kur aktivizohej me Manchester City.

Lexo edhe:

“Për mua është një nga sezonet më të dobët sa i takon aspektit personal. Mund të duket pak e çuditshme, por kjo mund të më shërbejë për mirë sepse më ndihmon të mësoj më shumë. Ndonjëherë gjithçka duket shumë e lehtë kur fiton dhe vetëm fiton, por në jetë ka edhe sfida të cilat unë dua t’i përballoj dhe nuk fshihem asnjëherë.

Jam i bindur se kjo situatë do të më bëjë më të fortë mua, por edhe të gjithë grupin këtu te Chelsea. Për mua është shumë e rëndësishme që të tilla sfida jo vetëm në futboll, por edhe në jetë të dish si t’i përballosh dhe si të rikthehesh më i fortë”, u shpreh Sterling.

Raheem Sterling has called his debut season at Chelsea one of the lowest points of his career

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...