Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk shkelim rregullat për Messin”, presidenti i LaLiga-s: Barça nuk e regjistron dot!

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të LaLiga-s, presidenti i saj, Javier Tebas foli edhe në lidhje me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona në verë. Duke njohur problemet financiare të katalanasve, Tebas u tregua i prerë në momentin kur theksoi se aktualisht, blaugranat e kanë të pamundur të regjistrojnë argjentinasin ndërsa shtoi se Federata nuk do të bëjë asnjë lëshim në rregullore pavarësisht se bëhet fjalë për një si Messi.

Lexo edhe:

“Sot për sot, Barcelona nuk mund ta regjistrojë Lionel Messin. Megjithatë, unë shpresoj që në të ardhmen situata të ndryshojë dhe ata të mund ta transferojnë argjentinasin. Ka ende shumë kohë përpara dhe duhet të presim. Barcelona duhet të shesë lojtarë.

Por, është e vështirë dhe ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim në rregullore edhe pse mua do të më pëlqente shumë që Messi të luante në Ligën tonë”, u shpreh Tebas.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...