Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Nuk stërvitet, i pëlqejnë festat dhe femrat”, Capello kujton bisedën me “Kavalierin” për “Fenomenin”

Fabio Capello, i pranishëm “Festival dello Sport di Trento”, foli për karrierën e tij si trajner, duke treguar disa episode për përvojën e tij si trajner I Realit.

“Bernabeu është një vend i shenjtë, përgjegjësitë ishin të mëdha. Reali i Madridit është skuadra që ka mbetur më shumë në zemrën time, sepse më duhej ta ndërtoja duke sjellë lojtarë që u mendua se mund të bënin ndryshimin. Kisha katër 20-vjeçare në ekipin e parë, kam sjellë Seedorfin nga Sampdoria dhe Roberto Carlosin për mbrojtjen…”

Capello kujtoi fazën e tij të dytë në klubin mbretëror, në sezonin 2006-2007, që mbahet mend si kampionati i përmbysjes. Në atë skuadër ishte Ronaldo “Fenomeni”, i cili në janar do të largohej drejt Milanit.

“Vendimi për të larguar Ronaldon dhe për të nënshkruar me Cassanon ndihmoi në krijimin e një shpirti fitues në skuadër. Ne rikuperuam nëntë pikë nga Barcelona në dhjetë ndeshjet e fundit dhe unë jam ende krenar për këtë arritje edhe sot. Mbaj mend që Silvio Berlusconi më telefonoi për të më pyetur se si ishte Ronaldo. I thashë që nuk stërvitej dhe se i pëlqenin shumë festat dhe femrat, kështu që do të ishte gabim ta merrte te Milani. Të nesërmen, pashë titujt e gazetave: “Ronaldo, te Milani”. Ishte vërtet argëtuese”, kujtoi Capello.

Trajneri veteran 76-vjeçar foli edhe për marrëdhëniet e tij me futbollistët:

“Asnjë lojtar, në veçanti, nuk ka treguar mungesë respekti. Sigurisht që mund të bisedonim dhe diskutonim, por nuk do të kisha pranuar sjellje të tjera. Unë nuk kam qenë i ashpër (“rreshter”), më vjen keq që më kanë vënë këtë etiketë”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...