Kaos në Napoli, ku klubi italian i presidentit De Laurentiis do të përplaset me Eintrachtin e Frankfurtit në ndeshjen e kthimit të dytë të fazës së 1/8-ave të Champions League.
Mbështetësit e dy skuadrave kanë pasur përplasje në orët e fundit dhe ata të Eintrachti Frankfurt kanë pasur ndihmën e mbështetësve të Atalantës, rivalë të Napolit.
Napoli, scontri tra tifosi dell'Eintracht Francoforte e le forze dell'ordine nel centro della città #Napoli #EintrachtFrancoforte #NapoliEintrachtFrancoforte #tifosi #scontri #calcio #localteam pic.twitter.com/cT9oT3pyo4
— Local Team (@localteamtv) March 15, 2023
Lexo edhe:
- Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
- “Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin
- Një Botëror “extra large”, FIFA miraton formatin e ri të enjten
- Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”
Ka të dhëna për makina të djegura dhe lëndime të lehta. Policia po punon për të vënë nën kontroll situatën.
Duhet theksuar se tifozët e Eintrachtit të Frankfurtit u ndaluan nga UEFA të ndiqnin ndeshjen kundër Napolit në stadium, por edhe kështu ata vendosën të udhëtonin drejt qytetit italian.
