I thirrur për t’u paraqitur dje në një komision të Dhomës së Deputetëve të Brazilit, që po heton mashtrimin me kriptovalutat, Ronaldinho Gaúcho edhe këtë herë mungoi, duke i detyruar debutetët që të kërkojnë udhëtimin e tij të detyrueshëm nga Brasilia.
Përfaqësuesit ligjore të e ish-sulmuesit të Gremios, PSG-së, Barcelonës apo Milanit e justifikuan mungesën e tij me faktin se aeroporti i Porto Alegres ishte “mbyllur për shkak të një stuhie”, pra “fluturimet ishin anuluar apo vonuar”.
Lexo edhe:
- Ilir Daja: Fitore e madhe e Ballkanit dhe e gjithë Kosovës
- VIDEO/ “The show must go on”, Ballkani me një këmbë në grupet e Conference League
- Redon Xhixha nuk ndalet, dhuron asist dhe afron Qarabagun me grupet e Europa League (video)
- Deschamps: Mendy i pafajshëm, por u dënua nga “Gjykata” e medias. Te Franca i ka dyert e hapura
Ronaldinho dyshohet se ka marrë pjesë në një mashtrim që i atribuohet kompanisë 18kRonaldinho, e cila ofronte fitime të rreme për këdo që investonte minimalisht 30 dollarë (27 euro) në monedha virtuale.
Megjithatë, mbrojtja pretendon se ish-“ylli” i “Seleçaos” ishte një “viktimë” e asaj kompanie, e cila përdorte imazhin dhe emrin e tij pa autorizim.
