Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Nuk veshi fanellën e LGBT, mesfushori ikën nga Franca me destinacion Turqinë

Një refuzim për të veshur fanellën me ngjyrat e ylberit dedikuar komunitetit LGBT, duket se ka dërguar në një ndarje të parakohshme Idrissa Gueye dhe PSG. Mesfushori, me besim musliman nuk mund të pranonte një vendim të klubit kryeqytetas për t’u sensibilizuar më këtë komunitet teksa fillimisht 32-vjeçari u justifikua me dëmtimin ndërsa më pas doli hapur kundër fanellës së dedikuar.

Në këtë formë, pati shumë kontestime ndaj lojtarit i cili gjithsesi në vendlindjen e tij, Senegal u konsiderua si një hero duke qenë se nuk i tradhëtoi vlerat në të cilat beson. Mirëpo, prej atij momenti, raporti me PSG u “kris” dhe duket se tashmë ka mbërritur në një pikë pa kthim teksa Gueye pas tre viteve është shumë pranë largimit nga Franca.

Sipas të rejavë më të fundit, mesfushori mund të kalojë në Turqi, aty ku Fenerbahçe e pret krahëhapur. Pritet që palët të mbajnë një takim në ditët në vijim për të konkretizuar më pas hapin e radhës.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...