Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk zbatoi protokollin, klubit të njohur austriak i hiqen 12 pikë nga klasifikimi

E pabesueshme, por e vërtetë! Federata Austriake e Futbollit merr një masë drastike për një nga klubet e Bundesligës së këtij vendi. Më konkretisht, LASK Linzit i janë hequr 12 pikë nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe është gjobitur 75 mijë euro pasi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit.

Nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, tani LASK Linzi ka 42, 6 më pak se Salsburgu.

Federata nuk e ka zyrtarizuar vendimin, por e ka bërë vetë klubi i LASK-ut, që lajmëroi gjithashtu se do ta apelonte vendimin. Rregullorja e play off-it parashikon përgjysmimin e pikëve të pjesëmarrësve në këtë fazë. Pra, Salsburgu do të jetë në krye me 24 pikë, ndërsa LASK Linzi ndjek me 21 pikë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...