Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Numër i madh të prekurish te Newcastle, shtyhet ndeshja ndaj Aston Villës

Ndeshja Aston Villa – Newcastle, e programuar për t’u zhvilluar këtë të premte në “Villa Pak” është shtyrë për një afat për pacaktuar. Shkak është bërë koronavirusi, që ka prekur një numër të madh futbollistësh të “qymyrxhinjve”.

Deri tani janë raportuar 9 futbollistë pozitivë ndaj koronavirusit, ndërsa klubi i Newcastle ka ndërprerë edhe stërvitjen, në pritje të tamponëve të radhës, ku do të shihet nëse ka të tjerë të infektuar.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes është komunikuar pasditen e sotme nga liga angleze, e cila ka theksuar se gjithçka është bërë pas kërkesës së klubit të Newcastle, që nuk po stërvitet këto ditë.

Nga ana tjetër edhe klubi i Aston Villës ka mirëkuptuar situatën në të cilën ndodhen “qymyrxhinjtë” dhe kanë dhënë miratimin për shtyrjen e ndeshjes, e cila bëhet kështu takimi i parë i sezonit që shtyhet për shkak të koronavirusit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...